KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk e miraton përbërjen e Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025, pas një procesi votimi të ndarë në disa faza..

2 minutes

Read Time

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025, pas një procesi votimi të ndarë në disa faza brenda këtij institucioni.

Anëtarët e KQZ-së kanë miratuar listat e kandidatëve për të gjitha subjektet politike, me përjashtim të Listës Serbe. Procesi i shpalljes së rezultateve u zhvillua në tri votime të ndara. Në votimin e parë u përfshinë të gjitha partitë politike, ndërsa në votimin e dytë u votua veçmas për shpalljen e rezultateve për Listën Serbe, e cila mori tri vota për dhe dy kundër. Në të njëjtën kohë, për KDTP-në u votua me nëntë vota pro, pavarësisht ankesave se kjo parti nuk e ka respektuar kuotën gjinore.

Ky zhvillim erdhi pasi anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje deklaruan se nuk do të votojnë për Listën Serbe, ndërsa përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, njoftoi se kjo parti do të abstenojë në rastin e Listës Serbe.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka theksuar se institucioni nuk ka bërë shkelje ligjore duke shpallur rezultatet para përfundimit të afatit 48-orësh për ankesa lidhur me administrimin e procedurave të numërimit në Qendrat e Numërimit të Rezultateve (QNR).

Radoniqi prezantoi rezultatet sipas subjekteve politike dhe përqindjes së votave të fituara, duke deklaruar:

“Rezultaet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025, është si në vijim: Lëvizja Vetëvendosje 51.10%, Partia Demokratike e Kosovës 20.19%, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.50%, Srpska Lista 4.49%, Nisma Socialdemokrate 1.59%, Kosovah Demokratik Türk Partisi 0.57%, Za Slobodu Pravdu i Opstanak 0.51%, Koalicija Vakat 0.42%, Nova Demokratska Stranka 0.41%, Inicijativa E Re Demokratike e Kosovës 0.21%, Socijal Demokratska Unija 0.27%, Partia Liberale Egjiptiane 0.24%, P-S-A 0.22%, P-A-I P-D-A-K L-P-P 0.21%, Jedinstvena Goranska Partija 0.16%, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 0.12%, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 0.10%. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 0.10%, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar 0.10%, Fjala 0.09%, Inisitiativa Qytetare për Kosovë 0.08%, Kosovski Savez 0.06%, Nexhmedin Sejdillar 0.03%, Kosovaki Nevi Romani Partia 0.02%”.

Ai po ashtu bëri të ditur ndarjen e ulëseve në Kuvend, duke theksuar:

“Në vijim kemi subjektet dhe ulëset që kanë fituar dhe kandidatët. Atëherë, Lëvizja Vetëvendosje me 57 ulëse të fituara, PDK ka fitura 22 ulse, nga LDK ka fituar 15 ulse, AAK 6 ulse”.

Sipas KQZ-së, këto rezultate përfaqësojnë pasqyrën përfundimtare të vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2025.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports