FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “KFOR 36” në Gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në një nga ushtrimet më të rëndësishme shumëkombëshe të drejtuara nga NATO, duke kontribuar me kapacitetet e saj mjekësore në kuadër të ushtrimit fushor “KFOR 36”, që po zhvillohet në Gjermani.

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që nga 24 janari i është bashkuar vendeve partnere të NATO-s në ushtrimin që po realizohet në Qendrën e Trajnimit JMRC Hohenfels. Sipas njoftimit zyrtar, FSK në këtë ushtrim është duke ofruar mbështetje reale mjekësore për të gjitha ushtritë pjesëmarrëse, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin mjekësor të Ushtrisë Amerikane.

Po ashtu, theksohet se pjesëtarët e FSK-së janë të angazhuar në trajnime të fushave specialistike dhe janë të përfshirë në skenarët e ushtrimit “KFOR 36”, me qëllim të shkëmbimit të përvojave profesionale me partnerët ndërkombëtarë.

“Gjatë kësaj kohe, janë duke realizuar trajnime dhe duke ofruar ligjërata në fushën e mjekësisë në bashkëpunim me personelin e ushtrisë amerikane për pjesëmarrësit e ushtrive partnere në ushtrim. Ligjëratat janë të fokusuara në temat: Prezantimi i PSO ROL 1 (Nivelin bazë të mbështetjes mjekësore në operacione ushtarake), Evakuimi mjekësor, Combat Life Saver (CLS), Shëndeti mendor, Menaxhimi i lëndimeve dhe qepja e plagëve (sutura), Menaxhimi i traumave të kokës, Marrja e mostrave të gjakut për laborator emergjent dhe vendosja e vijës venoze”.

Në njoftim po ashtu theksohet se “Ushtarakët tanë po tregojnë disiplinë, profesionalizëm, ndërveprueshmëri me partnerët për të shërbyer paqes dhe sigurisë globale”, duke vlerësuar rolin dhe angazhimin e FSK-së në këtë ushtrim ndërkombëtar.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës