Vedat Muriqi, lojtari i muajit në La Liga pas paraqitjeve brilante

Paraqitjet e jashtëzakonshme të Vedat Muriqit në kampionatin spanjoll janë vlerësuar maksimalisht, duke e shpallur atë lojtarin më të mirë të muajit në La Liga,..

1 minute

Read Time

Paraqitjet e jashtëzakonshme të Vedat Muriqit në kampionatin spanjoll janë vlerësuar maksimalisht, duke e shpallur atë lojtarin më të mirë të muajit në La Liga, një arritje e madhe në një nga ligat më konkurruese në botë.

Në një kampionat ku garojnë emra të mëdhenj të futbollit botëror si Kylian Mbappe dhe Robert Lewandowski, sulmuesi nga Prizreni ka arritur të spikasë me formën e tij të lartë dhe efikasitetin para portës.

Futbollisti dardan ka shënuar pesë gola në katër ndeshjet e fundit, duke përfshirë edhe një hat-trick ndaj Athletic Bilbaos, që e forcoi edhe më shumë pozitën e tij si një nga sulmuesit më në formë të momentit.

Aktualisht, Muriqi renditet i dyti në listën e golashënuesve më të mirë në La Liga me 14 gola të realizuar, duke u renditur pas Kylian Mbappe-së, i cili kryeson listën me 21 gola.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports