Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka vendosur ndalimin e menjëhershëm të importit të deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut, si dhe të nënprodukteve..

1 minute

Read Time

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka vendosur ndalimin e menjëhershëm të importit të deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut, si dhe të nënprodukteve të tyre, përfshirë lëkurën dhe leshin, për shkak të rrezikut nga sëmundja Lija e dhenve dhe dhive.

Sipas njoftimit të AUV-së, ky vendim u mor pas raporteve të ADIS dhe Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), të cilat konfirmuan praninë e sëmundjes në zonën MKD – Lipkovo në Maqedoninë e Veriut.

“Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë Nr. 2004/21, ndalohet importi i kafshëve të gjalla të llojit të deleve dhe dhive, si dhe i nënprodukteve të tyre (lëkura dhe leshi), përfshirë edhe produktet me origjinë nga këto kafshë që nuk janë të trajtuara termikisht ose që kanë origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Kjo masë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në një vlerësim të mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare, si dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës. Publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual”, thuhet në vendim.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports