Peci: Me formimin e Qeverisë Kurti 3 nis ndërtimi i spitalit të ri në Mitrovicë

Ndërtimi i një spitali modern në Mitrovicën e Jugut pritet të nisë pas formimit të Qeverisë Kurti 3, duke shënuar një investim të rëndësishëm në..

1 minute

Read Time

Ndërtimi i një spitali modern në Mitrovicën e Jugut pritet të nisë pas formimit të Qeverisë Kurti 3, duke shënuar një investim të rëndësishëm në sektorin e shëndetësisë për këtë qytet.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka bërë të ditur se kjo çështje është diskutuar në një takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, ku fokusi ka qenë te projektet shëndetësore që do të realizohen nga ministria në Mitrovicë dhe dinamika e zbatimit të projektit për spitalin e ri.

“Sot mirëprita në takim ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Vitia. Diskutuam në lidhje me sektorin e shëndetësisë, posaçërisht për projektet që do të realizohen në Mitrovicë nga kjo ministri si dhe për ecurinë dhe dinamikën e realizimit të projektit për ndërtimin e spitalit. Spitali i ri, me hapësira moderne dhe me të gjitha shërbimet shëndetësore, do të realizohet, ndërsa implementimi i tij do të fillojë sapo Qeveria Kurti 3 të formohet”, ka shkruar Peci.

Po ashtu, ai ka njoftuar se gjatë takimit është shqyrtuar edhe mundësia e zhvendosjes së ambulancave specialistike nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës në hapësira më të përshtatshme dhe më moderne të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports