Një rekord i pazakontë botëror është shënuar nga një aktiviste e re mjedisore, e cila ka arritur të hyjë në Librin e Rekordeve “Guinness” përmes një veprimi simbolik në mbrojtje të natyrës.
Truphena Muthoni, 22 vjeç, ka vendosur rekordin për “maratonën më të gjatë të përqafimit të një peme”, duke qëndruar për 72 orë rresht. Me këtë arritje, ajo ka tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 50 orësh, dy minutash dhe 28 sekondash, të mbajtur nga Frederick Boakye nga Ghana.
Kjo nuk është hera e parë që Muthoni ka realizuar një përpjekje të tillë, pasi në shkurt të vitit 2025 ajo kishte përqafuar një pemë për 48 orë, duke vendosur atëherë një rekord paraprak.
“Përpjekja e parë ishte deklaratë, mënyrë për të riprezantuar njerëzimin në Tokë përmes një akti të thjeshtë. Përpjekja e dytë ishte angazhim, qëndrueshmëri dhe provë se kujdesi për planetin nuk është i çastit. Të bëja dy herë ishte mënyra ime për të thënë se veprimi për klimën nuk ishte një ngjarje e njëhershme, por përgjegjësi e qëndrueshme”, ka thënë ajo.









