KESCO kërkon rritje të çmimit të energjisë elektrike prej 21,4%

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë (KESCO) ka dorëzuar zyrtarisht në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikimin për të hyrat e lejuara maksimale për vitin 2026. Kjo kërkesë lidhet me planifikimin financiar për vitin e ardhshëm dhe furnizimin me energji elektrike në kuadër të shërbimit universal.

Sipas KESCO-s, aplikimi pasqyron nevojat financiare për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike për të gjithë konsumatorët që janë pjesë e shërbimit universal. Në kuadër të kësaj kërkese, kompania ka propozuar rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21,4 për qind për vitin 2026.

Një nga arsyet kryesore të kësaj kërkese është rritja e varësisë nga importi i energjisë. Për shkak të rehabilitimit të planifikuar të njësisë Kosova B1, i cili pritet të zgjasë rreth tetë muaj, prodhimi vendor do të jetë i kufizuar. Kjo situatë rrit nevojën për import të energjisë elektrike, i cili megjithëse mbulon rreth 9 për qind të kërkesës totale, ka kosto dukshëm më të larta krahasuar me prodhimin vendor.

Po ashtu, KESCO ka theksuar rritjen e kostove të operimit, të ndikuara nga shtimi i numrit të konsumatorëve me rreth 4 për qind në vit, si dhe nga procesi i liberalizimit të tregut të energjisë. Në këtë kontekst, ndikim të drejtpërdrejtë pritet të ketë edhe rritja e pagës minimale në nivel vendi, si dhe inflacioni i përgjithshëm.

Në tarifën e propozuar janë përfshirë edhe kostot që lidhen me investimet në rrjet dhe bartjen e energjisë, përkatësisht kostot ndaj Operatorit të Sistemit të Transmetimit (KOSTT) dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS). Për qëllime transparence ndaj publikut, në këto kosto është aplikuar një rritje e supozuar prej 20 për qind.

Gjithashtu, kërkesa përfshin edhe një faktor korrigjues, i cili synon adresimin e dallimeve ndërmjet kostove të lejuara dhe atyre reale të realizuara gjatë vitit 2025. Këto dallime lidhen kryesisht me blerjet e paparashikuara të energjisë nga importi dhe sfidat e tranzicionit drejt tregut të hapur të energjisë.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës