IKShPK nis testimin modern për tuberkuloz me QFT-Plus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka filluar ofrimin e testit laboratorik QuantiFERON-TB Gold Plus (QFT-Plus), një metodë e avancuar për zbulimin e..

1 minute

Read Time

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka filluar ofrimin e testit laboratorik QuantiFERON-TB Gold Plus (QFT-Plus), një metodë e avancuar për zbulimin e infeksionit me Mycobacterium tuberculosis.

Ky test diagnostik in vitro bazohet në analizën e gjakut dhe mat përgjigjen imunitare qelizore ndaj baktereve të tuberkulozit përmes detektimit të gama-interferonit (IFN-γ). QFT-Plus përdoret për identifikimin e infeksionit latent me tuberkuloz dhe gjithashtu ofron mbështetje diagnostike për rastet e dyshuara me tuberkuloz.

Testi ofron përparësi të rëndësishme, pasi nuk ndikohet nga vaksinimi BCG, kërkon vetëm një vizitë për marrjen e mostrës së gjakut dhe ofron specifikë dhe ndjeshmëri të lartë diagnostike.

Testimi kryhet ekskluzivisht në Laboratorin Referent Nacional të Tuberkulozës në IKShPK, sipas indikacioneve klinike dhe me referim nga mjeku përkatës. Interpretimi i rezultateve bëhet në përputhje me udhëzimet ndërkombëtare dhe gjithmonë duke marrë parasysh kontekstin klinik të pacientit.

IKShPK mbetet e përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve laboratorike dhe forcimin e kapaciteteve diagnostike për parandalimin dhe kontrollin e tuberkulozit në Kosovë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports