Kryqi i Kuq ka ndihmuar në kthimin e trupave të 30 palestinezëve të tjerë në Rripin e Gazës, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Sipas raportimeve, me këtë dërgesë numri total i trupave të kthyer nga Izraeli arrin në 120. Aktualisht, ekipet mjekësore janë duke punuar për identifikimin dhe dorëzimin e trupave tek familjet përkatëse.
Në kuadër të kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli është pajtuar të kthejë trupat e 15 palestinezëve për çdo peng izraelit të vdekur. Ky proces po zhvillohet me ndërmjetësimin e organizatave ndërkombëtare humanitare, me qëllim që trupat të kthehen në mënyrë të sigurt dhe të denjë. /Gjurmuesi/







