Dy vjeçari nga Anglia thyen rekorde Guinness në bilardo

Një fëmijë nga Mançesteri ka arritur të thyejë rekorde botërore në një moshë jashtëzakonisht të hershme, duke u futur në Librin e Rekordeve “Guinness” falë..

1 minute

Read Time

Një fëmijë nga Mançesteri ka arritur të thyejë rekorde botërore në një moshë jashtëzakonisht të hershme, duke u futur në Librin e Rekordeve “Guinness” falë aftësive të tij në bilardo.

Jude Owens është bërë personi më i ri ndonjëherë që ka realizuar dy truqe në këtë sport. Më 12 tetor të vitit të kaluar, ai kreu me sukses trukun “pool bank”, në një kohë kur ishte vetëm 2 vjeç e 302 ditë.

Ky sukses erdhi pas një arritjeje tjetër të jashtëzakonshme. Pesë javë më herët, Jude kishte realizuar me sukses edhe trukun e gjuajtjes së dy topave, kur ishte 2 vjeç e 261 ditë.

Me këto performanca, ai është bërë fëmija më i ri që ka realizuar truqe në bilardo dhe një nga rekordmbajtësit më të rinj në historinë e Guinness.

Babai i tij, Luke Owens, ka treguar se talentin e të birit e kishte vërejtur shumë herët, që në momentin kur loja u bë e preferuara e tij.

“Mendoj se sapo e mori shkopin në duar, e vendosi shumë natyrshëm”, ka thënë ai.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports