Teatri sjell bashkë historitë e faljes nga Kosova dhe Afrika e Jugut

Dy histori që ndodhen mijëra kilometra larg, por që ndajnë përvoja të ngjashme faljeje e pajtimi, takohen në një skenë teatrore. Shfaqja “Nën hijen e..

1 minute

Read Time

Dy histori që ndodhen mijëra kilometra larg, por që ndajnë përvoja të ngjashme faljeje e pajtimi, takohen në një skenë teatrore. Shfaqja “Nën hijen e një peme u ula dhe qava”, me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Nezirajt, sjell përballë figurat e Anton Çettës dhe Desmond Tutu-t, dy personalitete që udhëhoqën proceset e faljes në Kosovë dhe Afrikën e Jugut.

Përmes aktorëve nga të dy vendet, publiku udhëtohet në dy realitete të ndara në hapësirë, por të lidhura nga e njëjta ide – fuqia e faljes si bazë e shërimit dhe kohezionit shoqëror.

Shfaqja, prodhim i “Qendra Multimedia” dhe “The Market Theatre” nga Johanesburgu, ndërthur rrëfimin për fushatën e pajtimit të gjaqeve në Kosovën e viteve ‘90 me atë të Komisionit të së Vërtetës dhe Pajtimit të themeluar në Afrikën e Jugut pas aparteidit.

Sipas dramaturgut Jeton Neziraj, ngjashmëritë midis dy proceseve qëndrojnë në varfërinë, shtypjen dhe përpjekjen për të kapërcyer dhimbjen përmes faljes. Ai e përshkruan projektin si një nga më komplekset e deritanishme, që ndërthur hulumtim, intervista dhe materiale arkivore nga të dy vendet.

Në shfaqje marrin pjesë aktorë të njohur shqiptarë si Ema Andrea, Ilire Vinca dhe Arben Bajraktaraj, krahas artistëve nga Afrika e Jugut: Kensiwe Tshabalala, Les Madem dhe Gontse Ntshegang.

Dramaturgu dhe drejtori i “Market Theatre”, Greg Homann, e cilëson projektin si një reflektim mbi nevojën universale për të thyer ciklet e dhunës dhe traumës, duke parë si falja mund të funksionojë si urë mes kujtesës, dhimbjes dhe empatisë.

Pas premierës në Teatrin e Gjilanit, “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” do të vazhdojë me turne në disa vende të Evropës, Afrikës së Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve 2026–2027. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports