Policia në Gjakovë arreston dy të arratisur, të dënuar për vrasje në tentativë dhe vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka finalizuar një operacion duke lokalizuar dhe arrestuar dy persona që ndodheshin në arrati dhe për të cilët..

1 minute

Read Time

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka finalizuar një operacion duke lokalizuar dhe arrestuar dy persona që ndodheshin në arrati dhe për të cilët ishte lëshuar urdhër-arrest gjyqësor.

Personat e arrestuar janë L.K, mashkull 30-vjeç, i dënuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Lëndim i lehtë trupor” me 1 vit e 8 muaj burgim, si dhe L.M, mashkull 27-vjeç, i dënuar për veprën penale “Vrasje në tentativë” me 3 vite burgim, duke përfshirë periudhën prej 6 muajsh të kaluar në arrest shtëpiak.

“Pas arrestimit të dy personat janë dërguar për vuajtje të dënimit konform vendimeve gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports