Treni prej çokollate i gjatë hyn në Librin e Rekordeve Guinness

Një vepër e pazakontë dhe mjaft kreative ka tërhequr vëmendjen në Itali, duke u bërë pjesë e Librin të Rekordeve Guinness. Bëhet fjalë për trenin..

1 minute

Read Time

Një vepër e pazakontë dhe mjaft kreative ka tërhequr vëmendjen në Itali, duke u bërë pjesë e Librin të Rekordeve Guinness. Bëhet fjalë për trenin më të gjatë të ndërtuar ndonjëherë prej çokollate, i cili u prezantua publikisht në qytetin e Milanos.

Treni prej çokollate ka një gjatësi prej 55,27 metrash dhe peshon rreth 2.300 kilogramë. Ai është ekspozuar në Piazza Città di Lombardia, ku vizitorët kanë mundësinë ta shohin nga afër këtë krijim rekordmbajtës.

Kjo vepër unike është realizuar nga një bashkëpunim mes pastiçerëve italianë dhe maltezë, të cilët janë ndihmuar edhe nga nxënës të rinj nga shkolla dhe qendra të trajnimit profesional, duke e kthyer projektin në një shembull bashkëpunimi dhe formimi profesional.

Ideja dhe realizimi i trenit rekord është punë e Andrew Farrugia, një pastiçer nga ITS Malta, dhe falë këtij krijimi ai tashmë ka siguruar një vend në Librin e Rekordeve Guinness.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports