Përurohet statuja e Ismail Kadaresë në 90-vjetorin e lindjes në Bar Juvenilja, aty ku zakonisht e pinte kafenë e mëngjesit në Shqipëri

Në 90-vjetorin e lindjes së një prej figurave më të mëdha të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare, sot u prezantua para publikut statuja e tij. Ceremonia u zhvillua në ambientet e Bar Juvenilja, një vend me domethënie të veçantë për shkrimtarin, ku tashmë statuja do të qëndrojë si simbol për të gjithë dashamirësit e veprës së tij.

Statuja u prezantua në një ceremoni të veçantë, e cila u mbajt pikërisht në Bar Juvenilja, vendi ku Ismail Kadare kishte krijuar një ritual të përditshëm gjatë qëndrimeve të tij në Shqipëri. Ai konsumonte aty kafenë e mëngjesit, shpesh në shoqërinë e botuesit të shtëpisë botuese Onufri, Bujar Hudhri.

Në aktivitet morën pjesë figura të njohura të kulturës dhe artit shqiptar. E pranishme ishte edhe bashkëshortja e shkrimtarit, zonja Helena Kadare, e cila ndoqi ceremoninë së bashku me miq, studiues dhe admirues të veprës së Kadaresë.

Gjatë ceremonisë u recituan edhe poezi të Ismail Kadaresë. Dihet se përpara se të bëhej një nga romancierët më të njohur shqiptarë, ai e nisi rrugëtimin e tij letrar si poet. Ndër vëllimet e tij poetike përmenden “Kristal” dhe “Ca pika shiu ranë mbi qelq”.

Ismail Kadare mbetet një nga autorët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe, me kryevepra që kanë shënuar breza të tërë lexuesish, si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kronikë në gur” dhe “Dimri i vetmisë së madhe”.

Shkrimtari u nda nga jeta në korrik të vitit 2024, por trashëgimia e tij letrare dhe kulturore do të mbetet përherë pjesë e kujtesës kolektive dhe e zemrave të shqiptarëve.

Të ngjashme:

Zbulohen gjurmë të një vendbanimi arkeologjik në zonën e Lushnjës
  • March 10, 2026

Në zonën e quajtur Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë në Peqin, kanë nisur gërmime arkeologjike shpëtimi që po zhvillohen nga arkeologët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim…

Vazhdo lëximin...
Kurti vlerëson kineastet e Kosovës për sukseset në skenën ndërkombëtare
  • March 9, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur vlerësim për kontributin që gratë kineaste nga Kosova po japin në industrinë e filmit, duke theksuar se puna dhe arritjet e tyre po…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës