50 komisionerë të Malishevës përballë Policisë për votat e dyshimta

Hetimet për parregullsi të mundshme në procesin zgjedhor në Malishevë kanë hyrë në një fazë të re. Prokuroria e Gjakovës ka zhvilluar një aksion të..

1 minute

Read Time

Hetimet për parregullsi të mundshme në procesin zgjedhor në Malishevë kanë hyrë në një fazë të re. Prokuroria e Gjakovës ka zhvilluar një aksion të gjerë, në kuadër të dyshimeve për falsifikim të rezultateve zgjedhore.

Si rezultat i këtij veprimi, deri më tani janë shoqëruar 50 komisionerë, të cilët pritet të ballafaqohen me hetuesit policorë për sqarimin e dyshimeve të ngritura ndaj tyre.

Sipas informatave të siguruara nga gazetarja Qëndresa Tërshani, në total janë në kërkim rreth 68 komisionerë, mirëpo një pjesë e tyre aktualisht nuk ndodhen në Kosovë.

Tutje, bëhet e ditur se një nga sfidat kryesore mbetet sigurimi i avokatëve për të gjithë të dyshuarit, ndaj intervistimi i tyre pritet të nisë vetëm pasi të sigurohet mbrojtja ligjore për secilin.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports