Haxhiu akuzon KQZ-në për rinumërimin: Prokuroria të nisë hetimin nga kreu Radoniqi

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që është shndërruar nga garantuese e votës në instrument..

1 minute

Read Time

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që është shndërruar nga garantuese e votës në instrument të manipulimit të procesit zgjedhor.

Haxhiu, përmes postimit të tij në Facebook, ka bërë kërkesë për rikthim të menjëhershëm të rinumërimit, sipas rendit të komunave, transmeton Klankosova.tv

“Fillimisht KQZ morri vendime ne kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet, tani KQZ ka ndryshuar metodologjinë e rinumërimit në mes të procesit, duke braktisur rendin sipas komunave dhe vendvotimeve dhe duke e zëvendësuar me një proces kaotik, të fragmentuar.

Ky ndryshim arbitrar ka prodhuar devijim të qartë të trendit të rezultateve dhe ka dëmtuar rëndë besimin kandidatëve dhe qytetarëve. Kur rinumërimi ndërpritet pa kriter, vazhdohet me komuna të tjera dhe humbet gjurmueshmëria e vendvotimeve, procesi bëhet i pabesueshëm.

Kërkojë rikthim të menjëhershëm të rinumërimit sipas rendit të komunave, transparencë të plotë dhe përgjegjësi institucionale. “

Çdo votë e cenuar është një goditje ndaj demokracisë, u shpreh tutje ish-deputeti, i cili ndër të tjera kërkoi veprim nga Prokuroria “duke filluar nga kreu i KQZ-së”.

“Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për të gjitha vendimet dhe veprimet që kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor, duke filluar nga kreu i KQZ-së e deri te çdo individ që ka pasur guximin të shkelë ligjin, të deformojë procesin zgjedhor dhe të manipulojë vullnetin e qytetarëve.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports