Prokuroria në Prishtinë heton mospërputhjet në rinumërimin e votave në Drenas

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë me dije se Departamenti i Krimeve të Rënda, duke monitoruar procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, ka..

1 minute

Read Time

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë me dije se Departamenti i Krimeve të Rënda, duke monitoruar procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, ka identifikuar mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputet në komunën e Drenasit pas përfundimit të rinumërimit.

Si pasojë, prokurori i shtetit ka dhënë autorizim Policisë së Kosovës për grumbullimin e informatave dhe evidentimin e shkeljeve të mundshme nga personat përgjegjës, si dhe për sigurimin e provave lidhur me këtë çështje.

“Po ashtu, prokurori i shtetit është duke përcjellë nga afër procesin e rinumërimit edhe në komunat tjera që bien në kompetencë të kësaj prokurorie, ndërsa pas përfundimit të këtij procesi do të analizohen të gjitha rrethanat dhe shqyrtohet mundësia e lëshimit të autorizimeve tjera për grumbullimin e informatave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë është e determinuar në luftimin e dukurive negative në Republikën e Kosovës, e veçanërisht me rastet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve të shprehur përmes votës së lirë.“

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports