LDK cakton datën dhe orën e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se Kuvendi i partisë për zgjedhjen e kryetarit do të mbahet më 31 janar, duke filluar..

1 minute

Read Time

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se Kuvendi i partisë për zgjedhjen e kryetarit do të mbahet më 31 janar, duke filluar nga ora 12:00. Njoftimi u bë përmes faqes zyrtare të LDK-së në Facebook.

Njoftimi i plotë i LDK-së, pa ndërhyrje:

Të nderuar delegatë të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Në bazë të Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatësisht Nenit 27 pika 1, si dhe vendimit të Kryesisë së LDK-së më datë 19 janar 2026, ju ftojmë të merrni pjesë në:

KUVENDIN E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS, më 31 janar, nga ora 12:00, në Venus Hotel.

Pjesëmarrja juaj është thelbësore për garantimin e një procesi të rregullt, përfaqësues dhe dinjitoz, ashtu siç i ka hije Lidhjes Demokratike të Kosovës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports