Sinner dhe Musetti sigurojnë çerekfinalet në Australian Open

Australian Open po hyn në fazën vendimtare, ndërsa tenistët favoritë po konfirmojnë formën e tyre. Kampioni në fuqi dhe numri dy i botës, Jannik Sinner,..

1 minute

Read Time

Australian Open po hyn në fazën vendimtare, ndërsa tenistët favoritë po konfirmojnë formën e tyre. Kampioni në fuqi dhe numri dy i botës, Jannik Sinner, ka siguruar një vend në çerekfinale pas një paraqitjeje bindëse.

Italiani triumfoi ndaj bashkëkombësit të tij Luciano Darderi, duke fituar ndeshjen me rezultat të pastër 3-0 në sete, pa hasur vështirësi gjatë gjithë takimit.

Në çerekfinale, Sinner do të përballet me amerikanin Ben Shelton. Ky i fundit arriti kualifikimin pasi mposhti Casper Ruud me shifrat 3-1. Shelton e nisi ndeshjen me humbje të setit të parë ndaj tenistit që ka luajtur tri finale Grand Slam, por reagoi fuqishëm nga seti i dytë për të përmbysur rezultatin.

Në mesin e tetë më të mirëve u kualifikua edhe një tjetër italian, Lorenzo Musetti. Ai e eliminoi Taylor Fritzin me rezultat të pastër 3-0 dhe tani në çerekfinale do të ketë përballë Novak Djokovicun.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports