Trepça pëson humbje nga PAOK-u në FIBA Europe Cup

Trepça ka nisur me humbje edicionin e saj në FIBA Europe Cup, pasi u mposht nga skuadra greke PAOK me rezultat 85:74, në ndeshjen e..

1 minute

Read Time

Trepça ka nisur me humbje edicionin e saj në FIBA Europe Cup, pasi u mposht nga skuadra greke PAOK me rezultat 85:74, në ndeshjen e zhvilluar në Selanik, e vlefshme për Grupin F të garës.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke fituar çerekun e parë me 27:20 dhe duke ruajtur epërsinë edhe në periodën e dytë, të cilën e mbyllën me 18:13. Trepça reagoi në çerekun e tretë, ku arriti ta fitojë atë me rezultat 22:18, duke ngushtuar disavantazhin.

Në çerekun vendimtar, PAOK-u shfrytëzoi më mirë rastet dhe bëri më pak gabime, duke siguruar fitoren në minutat e fundit të takimit.

Te skuadra mitrovicase u dalluan tre lojtarë me pikë dyshifrore: JaCori Payne me 19 pikë, tri kërcime dhe katër asistime; Adnan Arslanagic me 13 pikë, një kërcim dhe tri asistime; si dhe Chad Brown, që realizoi 13 pikë dhe regjistroi 10 kërcime.

Ndeshjen e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup, Trepça do ta zhvillojë në Mitrovicë, ku do të jetë nikoqire e ekipit gjerman Lowen Braunschweig. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports