Shëndeti mendor në Kosovë në alarm: 13 vetëvrasje në vitin 2025, qindra thirrje për ndihmë

Të dhënat për nëntëmujorin e parë të vitit 2025 tregojnë një situatë shqetësuese në fushën e shëndetit mendor në Kosovë, duke rikthyer në vëmendje mungesën e politikave dhe mekanizmave institucional për parandalimin e vetëvrasjeve.

Sipas Policisë së Kosovës, 13 persona kanë kryer vetëvrasje në Kosovë, një dukuri e cila ndodh nga faktorë të ndryshëm, ekonomik, social, psikologjik, çrregullimeve mendore, probleme, mungesë vetëbesime e tjera.

Ndërkohë Qendra për parandalimin e vetëvrasjes “Linja e Jetës” për nëntë muajt e parë të vitit që lamë pas, ka pasur 800 thirrje të personave me mendime suicidale, 3-4 mijë chats dhe 160 thirrje të humbura.

Institucionet shëndetësore raportojnë se çdo ditë trajtohen persona me çrregullime të ndryshme psikike, përfshirë edhe raste me ide vetëlënduese, derisa profesionistët e shëndetit mendor, theksojnë nevojën për kujdes të shtuar në trajtim dhe në raportimin publik të këtyre rasteve. Sipas tyre, mënyra e raportimit mediatik mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri, veçanërisht te personat në gjendje të brishtë emocionale.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci, ka thënë për KosovaPress, se në këtë klinikë trajtohen çdo ditë persona me çrregullime psikike, përfshirë edhe raste me ide suicidale. Sipas tij, trajtimi bëhet me kujdes të veçantë dhe në bazë të vlerësimit profesional për secilin rast.

Kutllovci ka apeluar që mediat të raportojnë me përgjegjësi për këto raste, duke paralajmëruar se raportimi i detajuar mund të ketë ndikim negativ në shoqëri.

Përveç raportimit joetik në media, Kutllovci ka thënë se janë edhe dy efekte tjera negative, stigma, fjalët se nëse viziton psikiatrin je person me të meta të mëdha psikike dhe ndikimi i farmacistëve, të cilët u thonë se terapia që marrin është e rëndë dhe personi me mendim suicidal ndërprenë terapinë.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se ligji aktual për shëndetin mendor ka mangësi dhe se një draft i ri i projektligjit tashmë ndodhet në fazën e konsultimeve publike.

“Në Klinikën e Psikiatrisë, në baza ditore ne trajtojmë edhe në mënyrë ambulatore, po edhe në mënyrë spitalore persona që manifestojnë çrregullime psikike, të cilat mund të japin ide suicidale. Në varësi prej çrregullimit psikik, të cilin e manifeston, e bëjmë edhe planifikimin për trajtimin e personit që manifeston ide suicidale, sepse duhet të jemi shumë të kujdesshëm… Kur merret në konsideratë raportimi që bëhet për personat që kanë kryer vetëvrasje, duhet të kemi shumë kujdes, sepse kjo është shumë e dëmshme për shkak se raportimi për këto raste nuk duhet të jetë i detajuar, sepse, duhet të marrim në konsideratë faktin se gjatë kësaj periudhe, në shoqërinë tonë, mund të ketë edhe një numër i caktuar edhe i konsiderueshëm i personave që manifestojnë ide suicidale, por që s’e ka marrë forcën ende për ta kryer aktin dhe, në qoftë se tash mediat e raportojnë edhe me foto, edhe vendi ku ka ndodhur suicidi dhe mënyrën se si është kryer, do të zhvillojnë atë që quhet copycat ose sindromi i kopjimit, ku personat që manifestojnë ide suicidale, kopjojnë personin që veç e ka realizuar dhe për fat të keq mund të them që mediat mund të ndikojnë negativisht.. Ligji aktual për shëndetin mendor ka mangësi dhe këto mangësi edhe janë konstatuar nga Komisioni për Shëndetësi i Parlamentit të Kosovës. Ata i kanë dhënë rekomandimet ku duhet të ndryshohet dhe Ministria e Shëndetësisë e ka krijuar komisionin i cili veç e ka përfunduar draft-projektligjin për shëndetin mendor, i cili tash është veç në konsultime publike”, ka thënë Kutllovci.

  • Të ngjashme:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
    • March 10, 2026

    Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

    Vazhdo lëximin...
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
    • March 10, 2026

    Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

    Vazhdo lëximin...

    Ke humbur:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    • March 10, 2026
    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    • March 10, 2026
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës