Kurti pret krijues shqiptarë nga Mali i Zi në kuadër të Festivalit Poetik të Prishtinës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zhvilluar një takim me një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë në..

1 minute

Read Time

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zhvilluar një takim me një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë në kuadër të aktiviteteve kulturore që po mbahen këto ditë në kryeqytet. Takimi u përqendrua në rëndësinë e bashkëpunimit kulturor dhe fuqinë e letërsisë si urë lidhëse mes shqiptarëve në rajon.

Gjatë bisedës, Kurti vuri në pah kontributin e poezisë shqipe që vjen nga trevat shqiptare në Mal të Zi, duke e cilësuar atë si dëshmi të ruajtjes së gjuhës, identitetit dhe trashëgimisë kulturore ndër breza.

“Së bashku me deputeten Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, kisha kënaqësinë të takoja një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi, të përbërë nga Ali Daci, Nikollë Berishaj, Ismet Kallaba, Mark Lucgjonaj, Flutur Mustafa-Pllana dhe Ardita Rexha. Ata po marrin pjesë në edicionin IV të Festivalit Poetik të Prishtinës (21–25 janar 2026), të organizuar nga ObserverKult. Biseduam për bashkëpunimet kulturore dhe për lidhjet që letërsia i mban të gjalla mes hapësirave tona, si dhe për rolin e festivalit në forcimin e komunikimit përmes fjalës artistike, me theks të veçantë në prezantimin e letërsisë shqipe në Malin e Zi brenda programit të festivalit”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai theksoi se poezia shqipe e krijuar në treva si Plava e Gucia, Ana e Malit dhe Kraja, Tuzi e Ulqini, përfaqëson një shprehje të fuqishme të qëndrueshmërisë gjuhësore dhe dinjitetit kulturor. Sipas tij, vargu poetik shërben si një mjet për ruajtjen e kujtesës kolektive dhe si një urë që lidh vendbanimet, kujtimet dhe vizionin për një të ardhme të përbashkët ndër breza.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports