Shqipëria me 24 punime artistike në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore në Francë

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë (QKKF) do të përfaqësojë vendin në një konkurs ndërkombëtar të arteve pamore që zhvillohet në Francë, duke sjellë në..

1 minute

Read Time

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë (QKKF) do të përfaqësojë vendin në një konkurs ndërkombëtar të arteve pamore që zhvillohet në Francë, duke sjellë në vëmendje krijimtarinë artistike të fëmijëve.

Drejtoresha e QKKF-së, Melsi Qirici, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për konkursin “Farat e artistëve nga e gjithë bota”, i cili organizohet nga Instituti Botëror i Artit Rinor, një shoqatë kulturore me seli në Troyes të Francës.

Tema e këtij edicioni është “Bukuria e jetës – fauna dhe flora”, ndërsa QKKF ka përzgjedhur gjithsej 24 punime artistike për pjesëmarrje. Përmes vizatimeve të tyre, fëmijët shprehin dashurinë për botën shtazore dhe bimore, duke përcjellë mesazhin se natyra mbetet e bukur vetëm kur ruhet dhe mbrohet.

Në punimet e përzgjedhura pasqyrohen gjallesat e thellësive të detit, jeta në sipërfaqen e tokës si dhe qielli i pafund me shpendë në fluturim, duke ofruar një këndvështrim të gjerë mbi biodiversitetin.

Krijimet janë realizuar me teknika të ndryshme artistike, përfshirë laps, lapustil, akuarel, pastel, akrilik dhe teknika mikse.

Fituesit e konkursit do të shpallen më 15 prill 2026, ndërsa punimet pjesëmarrëse do të ekspozohen në qytetin Troyes të Francës, nga 2 deri më 6 qershor të po atij viti.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports