Haradinaj njofton për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Menduh Brava

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur lajmin për ndarjen nga jeta të ish-luftëtarit të UÇK-së dhe bashkëpartiakut të..

1 minute

Read Time

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur lajmin për ndarjen nga jeta të ish-luftëtarit të UÇK-së dhe bashkëpartiakut të tij, Menduh Brava.

Përmes një reagimi publik, Haradinaj ka shprehur dhimbjen për humbjen e Bravës, duke vlerësuar kontributin e tij gjatë luftës dhe angazhimin e vazhdueshëm pas saj.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Menduh Bravës. I ndjeri, gjatë luftës për liri, i shërbeu me nder atdheut si zëvendëskomandant i batalionit në Brigadën 164 të UÇK-së, ndërsa pas luftës ishte kryetar i OVL-UÇK-së në Han të Elezit. Kisha nderin të rrugëtojmë bashkë edhe politikisht, në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat për asamble nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”.

Haradinaj theksoi se Menduh Brava do të kujtohet gjithmonë “për përkushtimin e tij të palëkundur në rrugëtimin tonë për liri dhe shtet”.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Brava, miqve dhe gjithë aktivistëve tanë në Han të Elezit. U prehsh në paqe, Menduh!”.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports