Ky mal në fshatin Zajm të Klinës, sipas Asllan Morinës, është pronë e familjes së tij që nga viti 1973.
Por sot, mbi dy hektarë të kësaj sipërfaqeje figurojnë të regjistruara në emër të personave të tjerë.
Sipas padisë së dorëzuar në Gjykatën Themelore në Pejë, Dega në Klinë, Morina pretendon se mali, i regjistruar si parcelë kadastrale me sipërfaqe prej dy hektarësh e 61 ari, është blerë nga familja e tij më shumë se pesë dekada më parë nga ish-pronari serb, Xhokiq Radosav.
Ai thotë se prona është shfrytëzuar pa ndërprerje deri në vitet e fundit, kur ka zbuluar se parcela ishte ndarë në dy pjesë dhe se njëra prej tyre ishte regjistruar në emër të një personi tjetër që nuk e kishte njohur më parë.
2 hektarë të malit të tij, ai mësoi se ishin regjistuar, në emër të Xhevdet Bunjakut nga Vushtrria.
Sipas Morinës, kjo ka ndodhur pas një aktgjykimi të vitit 2019, për të cilin ai pretendon se është nxjerrë mbi baza të pavërteta.
Për këtë arsye, Morina ka dorëzuar edhe kallëzim penal për mashtrim dhe deklarim të rremë.Në korrik të vitit 2022, Gjykata Themelore në Pejë, Dega në Klinë, aprovoi masën e përkohshme të sigurisë, duke ndaluar çdo shitje, dhurim apo ngarkesë të pronës deri në përfundimin e procedurës gjyqësore.
Por sipas Morinës, pavarësisht kësaj mase, prona ka hyrë në hipotekë deri në vitin 2039, çka ai e cilëson si shkelje të drejtpërdrejtë të vendimit gjyqësor.
Kiks Kosova ka kontaktuar edhe me Drejtorin e Kadastrit në Komunën e Klinës, Nikson Daka, për të sqaruar situatën.
Sipas tij, mali në fjalë, për të cilin Asllan Morina pretendon se i është ndarë në dy pjesë, thotë se figuron në emër të disa pronarëve të tjerë.
Nga ana tjetër, ai shton se Drejtoria e Kadastrit nuk ka marrë ndonjë urdhër për ekzekutim të ndalimit të tjetërsimit të parcelave.
Kiks Kosova ka kontaktuar edhe me noterin Bedri Godanci, tek i cili Asllan Morina thotë se kishte bërë marrëveshje për përkthimin e pronave në emër të tij.
I njëti i tha Kiksit se ka 1 vit e gjysmë që është pensionuar.
Megjithtë, thotë se në rastin konkret banorët mund të kenë dhënë deklarata, por jo të realizonin kontrata.







