Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë paralajmëron për rritje të çmimit të rrymës

Debati rreth çmimit të energjisë elektrike po rikthehet sërish në vëmendje, në një kohë kur pritet vendimi i radhës i Zyrës së Rregullatorit për Energji…

1 minute

Read Time

Debati rreth çmimit të energjisë elektrike po rikthehet sërish në vëmendje, në një kohë kur pritet vendimi i radhës i Zyrës së Rregullatorit për Energji. Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me mënyrën se si po trajtohet çështja e importit të rrymës dhe ndikimi i saj në tarifat për qytetarët.

Mulaj ka theksuar se para çdo vendimi për shtrenjtim, ZRRE-ja duhet të analizojë me kujdes dyshimet për manipulime gjatë importit të energjisë elektrike, i cili në vitet e fundit ka arritur vlerën mbi 500 milionë euro.

Ai ka shtuar se në këtë proces duhet marrë parasysh edhe fakti se operatori që ofron shërbimin universal të furnizimit me energji elektrike e blen rrymën nga KEK-u me një çmim shumë më të ulët.

Pavarësisht këtyre rrethanave, Mulaj ka shprehur shqetësimin se, bazuar në praktikat e mëhershme të ZRRE-së, rritja e çmimit të energjisë elektrike duket e pashmangshme.

“Unë nuk e di çfarë vendimi do të marrë ZRRE-së, por, realisht nëse bazohemi në praktikat e viteve të kaluara pres që të ngrihet çmimi i energjisë elektrike, por bëj thirrje tek opinioni publik, partitë politike, institucionet e tjera që të bëjnë presion te ZRRE-ja dhe një herë e përgjithmonë të verifikohen dyshimet që ekzistojnë lidhur me tregtinë e rrymës, sepse ka debate që çojnë hije të zezë te ZRRE-ja. Unë pres që rryma të shtrenjtohet ndoshta 10 deri në 20%, por duhet të dihet se kjo do ta godas ekonomitë familjare pra amvisëritë, por edhe bizneset që janë të lidhura në shërbimet universale të energjisë elektrike…”, tha ai.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports