Kungulli gjigant nga Kalifornia, peshon 1,064 kilogramë dhe fiton kampionatin botëror

Në Kaliforni është shpallur fituesi i Kampionatit Botëror të Peshimit të Kungujve Safeway 2025, ku një kungull gjigant me peshë 1,064 kilogramë u vlerësua si..

1 minute

Read Time

Në Kaliforni është shpallur fituesi i Kampionatit Botëror të Peshimit të Kungujve Safeway 2025, ku një kungull gjigant me peshë 1,064 kilogramë u vlerësua si më i miri i garës.

Kultivuesi Brandon Dawson nga Santa Rosa, i cili vitin e kaluar kishte zënë vendin e dytë, këtë herë arriti të fitojë çmimin e parë në ngjarjen tradicionale që mbahet në Half Moon Bay të Kalifornisë.

Fituesi u shpërblye me 21,114 dollarë, që përllogaritet me 9 dollarë për çdo kilogram të kungullit.

Ndërkohë, fituesi i vitit të kaluar, Travis Gienger – që kishte konkurruar me një kungull rekord prej 1,120 kilogramësh – këtë vit nuk mori pjesë në garë, pasi kungulli i tij u ça gjatë sezonit të rritjes. Ai ndoqi ngjarjen si spektator, duke përkrahur miqtë e tij garues. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports