Dy specialistë ORL në Mitrovicë realizuan mbi 400 operacione gjatë vitit 2025

Një angazhim i vazhdueshëm dhe punë intensive është evidentuar në Repartin e Otorinolaringologjisë (ORL) të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës gjatë vitit 2025, ku dy..

1 minute

Read Time

Një angazhim i vazhdueshëm dhe punë intensive është evidentuar në Repartin e Otorinolaringologjisë (ORL) të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës gjatë vitit 2025, ku dy mjekë specialistë kanë shënuar rezultate të jashtëzakonshme në trajtimin e pacientëve.

Fjala është për mjekët Arben Kastrati dhe Artan Haxhiu, të cilët gjatë këtij viti kanë qenë bartës kryesorë të punës kirurgjike dhe ambulantore në këtë repart.

“Gjatë vitit 2025, në mbështetje edhe nga Shërbimi i Anestezionit, ekipi instrumentareve dhe infermierëve, kanë realizuar 425 operacione dhe 10 mijë e 600 vizita ambulantore.

Mirënjohje pafundësisht për dr. Arbenin, dr. Artanin dhe stafin tjetër shëndetësor dhe mbështetës”, thuhet në njoftim.

Puna e tyre është vlerësuar si tejet e rëndësishme për shërbimin shëndetësor në rajon, duke reflektuar përkushtim profesional dhe bashkëpunim të ngushtë me stafin mbështetës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports