Punë në Antarktidë: paga nga 30 mijë funte dhe zero shpenzime jetese, por kush e përballon të ftohtin ekstrem?

Puna në një nga vendet më të izoluara dhe më ekstreme në botë po bëhet realitet për këdo që nuk trembet nga i ftohti dhe errësira e gjatë. British Antarctic Survey (BAS) ka hapur thirrje për punësime në stacionet e saj kërkimore në Antarktidë, duke ofruar kontrata afatmesme dhe kushte të veçanta jetese.

Pozitat e lira përfshijnë një gamë të gjerë profesionësh, nga shefa kuzhine, hidraulikë dhe marangozë, deri te operatorë impiantesh, oficerë lundrimi dhe vëzhgues meteorologjikë. Pagat nisin nga 30,244 funte në vit dhe, për shkak se në Antarktidë nuk ka shpenzime jetese, e gjithë paga mbetet kursim.

Megjithatë, jeta në Polin e Jugut nuk është për këdo. Antarktida mbetet në errësirë të plotë për rreth gjysmën e vitit, ndërsa temperaturat mund të zbresin deri në -89.2°C, me stuhi të ashpra akulli që janë pjesë e përditshmërisë.

“Nëse mendoni se çfarë duhet për të mbajtur një komunitet në punë – hidraulikë, marangoz, mekanikë, inxhinierë, shefa kuzhine – ka një punë për këtë”, tha Mike Brian, përgjegjës për operacionet në Stacionin Kërkimor Rothera.
“Njerëzit që punojnë në stacionet tona janë njerëz të zakonshëm, shpesh duke bërë një punë të zakonshme – thjesht në një vend të jashtëzakonshëm”, shtoi ai.

Grupi i parë i vendeve të punës tashmë është publikuar dhe përfshin pozita si Operator i Impiantit Bujqësor, Teknik i Gjenerimit të Energjisë Dizel, Oficer Lundrimi, Oficer Zhytjeje, Vëzhgues Meteorologjik dhe Operator Radioje. Gjatë tre muajve të ardhshëm pritet të hapen edhe pozita të tjera, përfshirë shefa kuzhine, udhëheqës stacionesh dhe asistentë zoologjikë në terren.

Kontratat zgjasin nga gjashtë deri në 18 muaj dhe janë fleksibile. Përveç pagës bazë, BAS ofron një paketë të plotë përfitimesh, duke përfshirë akomodimin, ushqimin, udhëtimin, veshjet e specializuara, mjetet e punës dhe trajnimin e nevojshëm.

“Akomodimi, ushqimi, udhëtimi, veshjet e specializuara, mjetet dhe trajnimi ofrohen të gjitha”, thuhet në sqarimin e BAS.

Phill Coolman, zdrukthëtar në Stacionin Kërkimor Halley VI, tregon se u bashkua me BAS para gjashtë vitesh dhe është rikthyer çdo sezon që atëherë.
“Të jesh zdrukthëtar në Antarktidë kërkon përshtatshmëri dhe punë ekipore. Kam fituar aftësi këtu që i kam sjellë në ‘botën reale’ dhe kam bërë gjëra që kurrë nuk mendoja se do të kisha mundësinë t’i bëja”, tha ai.
“Halley nuk është vetëm një stacion dhe një ekip, është një shtëpi dhe një familje… Planifikova të vija për një sezon dhe jam kthyer çdo sezon për gjashtë vitet e fundit dhe nuk kam dëshirë të ndalem së shpejti”, shtoi Coolman.

Për ata që duan të kuptojnë më mirë jetën reale në Polin e Jugut, TikTokeri Matty Jordan ndan rregullisht përvoja dhe këshilla mbijetese nga Antarktida. Ai paralajmëron se lënia e ushqimit ose pijeve jashtë është një ide e keqe, pasi ato ngrijnë brenda pak minutash.

Sipas tij, veshja me shtresa është jetike: të paktën tre shtresa kur temperatura është rreth -43°C dhe deri në pesë shtresa kur zbret nën -50°C, përfshirë xhaketë speciale, dy palë doreza, kapelë, çizme dhe syze mbrojtëse.

“Shumë njerëz kanë pyetur nëse kemi xhaketa të mëdha për të na mbajtur ngrohtë, por gjëja më efektive që mund të bëni për t’u përgatitur për motin e ftohtë është të vishni shumë mirë shtresa. Shtresa bazë termike është ndoshta shtresa që dëshironi të keni siç duhet. Ne veshim shtresa bazë merino”, shpjegoi Jordan.

Të ngjashme:

Kjo është libraria ku mund të flesh mes librave
  • March 10, 2026

Pranë katedrales së famshme Notre-Dame në Paris ndodhet një nga libraritë më të njohura dhe më të veçanta në botë, Shakespeare and Company. Ky vend nuk është vetëm një hapësirë…

Vazhdo lëximin...
Meteorit bie mbi një shtëpi në Gjermani, shpoi çatinë
  • March 9, 2026

Banorët në disa rajone të Gjermanisë perëndimore u bënë dëshmitarë të një fenomeni të rrallë në qiell, kur një objekt i ndritshëm kaloi me shpejtësi të madhe duke lënë pas…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës