Hakohet faqja e Inspektoratit të kryeqytetit, Komuna bën thirrje për kujdes

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas problemeve të shfaqura në faqen zyrtare të Inspektoratit të Kryeqytetit, duke bërë të ditur se ajo ka rënë pre..

1 minute

Read Time

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas problemeve të shfaqura në faqen zyrtare të Inspektoratit të Kryeqytetit, duke bërë të ditur se ajo ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Sipas njoftimit, përmbajtja e publikuar së fundmi nuk duhet të merret si e besueshme.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos i marrin për të mirëqena informacionet që publikohen nga kjo faqe, derisa të ketë një njoftim zyrtar për rikthimin e plotë të kontrollit institucional.

“Ju njoftojmë se faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit është hakuar kohët e fundit. Ekipet tona po punojnë për ta rikthyer kontrollin dhe funksionimin normal të saj”.

“Ju lutemi të mos besoni postime të publikuara nga faqja deri në njoftimin e radhës, pasi ato nuk pasqyrojnë veprimet e institucionit. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në njoftim.

Komuna ka theksuar se faqja do të konsiderohet e sigurt dhe e besueshme vetëm pas një komunikimi të radhës zyrtar, ndërsa ekipet teknike janë angazhuar për zgjidhjen e situatës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports