Ngarkohet sistemi, vijnë reduktimet e rrymës

Sistemi elektroenergjetik i vendit po përballet me sfida serioze në funksionimin e tij, për shkak të mospërputhjeve të theksuara mes planifikimit të energjisë dhe konsumit..

1 minute

Read Time

Sistemi elektroenergjetik i vendit po përballet me sfida serioze në funksionimin e tij, për shkak të mospërputhjeve të theksuara mes planifikimit të energjisë dhe konsumit real gjatë ditës së sotme.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike ka bërë të ditur se këto devijime kanë krijuar vështirësi të mëdha në balancimin e rrjetit energjetik, duke rrezikuar stabilitetin e tij. Sipas njoftimit zyrtar, diferenca mes energjisë së nominuar dhe kërkesës aktuale ka arritur nivele shqetësuese.

“Sot, më 20.01.2025, KESCO ka nominuar rreth 26.17% më pak energji sesa kërkesa reale, duke e çuar Zonën e Kontrollit KOSTT në jo balanca mesatare prej rreth 211 MW orë, ndërsa në disa orë këto jo balanca tejkalojnë 260 MW orë”.

Në reagimin e tij, operatori vlerëson se një situatë e tillë është e papranueshme dhe përbën rrezik të drejtpërdrejtë për funksionimin e qëndrueshëm të sistemit elektroenergjetik.

“KOSTT bën thirrje që nominimet të reflektojnë saktë kërkesën reale dhe të korrigjohen menjëherë, për të shmangur devijimet dhe për të ruajtur sigurinë e sistemit.”

Për shkak të këtyre zhvillimeve, operatori ka bërë të ditur se është detyruar të kërkojë aplikimin e kufizimit të ngarkesës, si masë e fundit, me qëllim garantimin e operimit të sigurt të sistemit deri në stabilizimin e gjendjes.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports