KQZ: Rinumërimi i plotë i votave pritet të zgjasë 12–14 ditë, rriten kapacitetet në QNR

Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon me intensitet të shtuar, duke përfshirë të gjitha vendvotimet ku është zhvilluar..

1 minute

Read Time

Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon me intensitet të shtuar, duke përfshirë të gjitha vendvotimet ku është zhvilluar votimi i rregullt më 28 dhjetor 2025. Në total, rinumërimi do të përfshijë 2 mijë e 557 vendvotime.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se për shkak të vëllimit të madh të punës është rritur edhe numri i ekipeve të numërimit. Ai ka sqaruar se procesi i rinumërimit të 1 mijë e 947 vendvotimeve pritet të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e hënë, 19 janar 2026, ora 16:00) në QNR janë rinumëruar 610 vendvotime. Pra, gjatë ditëve në vazhdim, në përgjithësi do të rinumërohen 1,947 vendvotime”.

Ai ka shtuar se kapacitetet operative në QNR janë rritur ndjeshëm për ta përshpejtuar procesin.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është shtuar numri i ekipeve të numërimit. Aktualisht, janë 38 ekipe të tilla vetëm gjatë një ndërrimi pune, pra 76 gjithsej. I gjithë procesi i rinumërimit të 1,947 vendvotimeve / kutive të votimit, mund të zgjasë nga 12 – 14 ditë”, është shprehur Elezi.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports