Osmani shpreh solidaritet me popullin spanjoll pas aksidentit tragjik hekurudhor

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e saj me qytetarët e Spanjës pas një aksidenti tragjik hekurudhor në jug të vendit, ku humbën..

1 minute

Read Time

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e saj me qytetarët e Spanjës pas një aksidenti tragjik hekurudhor në jug të vendit, ku humbën jetën të paktën 39 persona.

Përmes një postimi në X, Osmani gjithashtu uroi shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit. Ajo e konsideroi ngjarjen si një lajm të dhimbshëm dhe i dërgoi ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre.

“Ngushëllimet tona të sinqerta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre dhe urimet tona për shërim të shpejtë të të gjithë të lënduarve. Kosova solidarizohet me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë”, shkroi presidentja Osmani, duke treguar përkushtimin e saj për të qëndruar pranë popullit spanjoll në këtë moment tragjik.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports