Prokuroria e Shtetit nis hetimet pas manipulimeve me vota

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka theksuar se Prokurori i Shtetit po monitoron me kujdes procesin e rinumërimit të votave dhe do të veprojë menjëherë..

1 minute

Read Time

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka theksuar se Prokurori i Shtetit po monitoron me kujdes procesin e rinumërimit të votave dhe do të veprojë menjëherë në rast të çdo dyshimi për manipulim të rezultatit zgjedhor.

Sipas njoftimit për media, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, pas evidentimit të mospërputhjeve gjatë rinumërimit, ka udhëzuar kryeprokurorët e prokurorive themelore që në komunat ku procesi ka përfunduar të fillojnë mbledhjen e informacioneve dhe provave që mund të verifikojnë ndonjë shkelje penale lidhur me zgjedhjet.

“Prokurorja Pula ka kërkuar gjithashtu që në komunat ku rinumërimi nuk ka përfunduar, menjëherë pas përfundimit të tij të nisë grumbullimi i provave të nevojshme,” thuhet në njoftim.

Zyra e Kryeprokurorit thekson se Prokurori i Shtetit do të qëndrojë i angazhuar për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe do të hetojë çdo rast ku ka dyshime për keqpërdorim ose falsifikim të votave, pavarësisht nga kush apo në çfarë mënyre është kryer.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports