Numër i madh pacientësh në Qendrën e Emergjencës në QKUK, u trajtuan rreth 900 raste brenda dy ditëve

Gjatë fundjavës, Qendra Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është përballur me një numër jashtëzakonisht të madh pacientësh, duke trajtuar rreth 900 raste në..

1 minute

Read Time

Gjatë fundjavës, Qendra Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është përballur me një numër jashtëzakonisht të madh pacientësh, duke trajtuar rreth 900 raste në vetëm dy ditë, çka ka krijuar ngarkesë të theksuar në punën e stafit mjekësor.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, shërbimet emergjente të ofruara kanë përfshirë 194 raste reanimimi, 302 trajtime internistike, 183 raste ortopedike, 137 ndërhyrje kirurgjike, si dhe 33 intervenime të vogla. Po ashtu, janë trajtuar edhe 61 persona të aksidentuar.

“Të gjitha këto shërbime janë realizuar nga ekipet e mjekëve specialistë dhe infermierëve të Qendrës Emergjente”, thuhet në njoftim.

SHSKUK-ja bën të ditur se një numër i madh pacientësh janë paraqitur drejtpërdrejt në Qendrën Emergjente, duke anashkaluar shërbimet shëndetësore parësore dhe dytësore.

Në këtë drejtim, QKUK u ka bërë thirrje qytetarëve që rastet joemergjente t’i drejtojnë fillimisht në qendrat e mjekësisë familjare ose spitalet rajonale.

“Qendra Emergjente duhet të mbetet e rezervuar për rastet serioze dhe kërcënuese për jetën. Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për të mundësuar ofrimin e kujdesit shëndetësor në kohën e duhur për pacientët që janë në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën”.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports