Vazhdon rinumërimi i votave në QNR, më shumë se gjysma e 914 vendvotimeve tashmë të përfunduara

Procesi i rinumërimit të fletëvotimeve në Kosovë po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku po kontrollohen votat sipas listës së vendvotimeve që KQZ..

1 minute

Read Time

Procesi i rinumërimit të fletëvotimeve në Kosovë po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku po kontrollohen votat sipas listës së vendvotimeve që KQZ ka vendosur të rinumërohen.

Që nga nisja e procesit të martën, më 13 janar 2026, në ora 18:00, deri të dielën, më 18 janar 2026, në ora 16:00, janë rinumëruar rreth 56% ose 509 nga gjithsej 914 vendvotime. Këto përfshijnë komunat: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11/11), Prishtinë (26/26), Prizren (232/235) dhe Skënderaj (4/72).

Sipas të dhënave zyrtare, rinumërimi ka përfunduar në 19 komuna. Gjatë ditës së sotme pritet të përmbyllet në Prizren dhe më pas do të vazhdojë në komunat e tjera sipas radhës së përcaktuar nga KQZ.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports