Arrestohet një i mitur në Lipjan, theri me thikë një bashkëmoshatar

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur të premten në Lipjan, ku një person i mitur dyshohet se ka sulmuar me një mjet të mprehtë një..

1 minute

Read Time

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur të premten në Lipjan, ku një person i mitur dyshohet se ka sulmuar me një mjet të mprehtë një tjetër të mitur në rrugën “Skënderbeu”.

Si pasojë e sulmit, viktima ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje. Rasti aktualisht po hetohet nga organet e rendit.

About the Author