Një rast i dhunës në familje është raportuar të premten në Kaçanik, ku një person ka përfunduar i arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas dyshimeve, i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes së tij, përkatësisht ndaj prindërve dhe motrës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait, nënës dhe motrës së tij”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
Pas ndërhyrjes së autoriteteve, rasti është trajtuar në koordinim me Prokurorinë.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.







