Osmani: FSK-ja është krenaria jonë, e gatshme për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës ka publikuar një video kushtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku vë në pah rolin, zhvillimin dhe rëndësinë e saj..

2 minutes

Read Time

Presidentja e Republikës së Kosovës ka publikuar një video kushtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku vë në pah rolin, zhvillimin dhe rëndësinë e saj për shtetin dhe sigurinë kombëtare.

Në këtë material vizual, Vjosa Osmani e përshkruan FSK-në si një forcë të fuqishme dhe të besueshme, duke e cilësuar atë si shtyllë të mbrojtjes së vendit dhe garantuese të lirisë.

“E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme. Forca e Sigurisë së Kosovës, krenaria jonë, mburoja e atdheut, fuqia që garanton lirinë”.

Në fjalën e saj, presidentja thekson edhe mbështetjen dhe kontributin e aleatëve ndërkombëtarë në ndërtimin dhe avancimin e FSK-së.

“FSK ka treguar se është krenaria e shtetit, e gatshme kurdoherë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. FSK po marshon fuqishëm përpara në procesin e zhvillimit dhe avancimit si forcë moderne e mirëpajisur dhe e mirëtrajnuar”, tha Osmani.

Osmani përmendi gjithashtu një arritje të rëndësishme në aspektin e barazisë gjinore, duke veçuar gruan e parë që ka arritur gradën Gjeneral Majore në FSK.

“Sa më shumë gra në institucione të sigurisë, aq më shumë siguri për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim”, u shpreh ajo.

Në video, presidentja foli edhe për rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të shteteve tjera aleate në çlirimin dhe sigurimin e lirisë së Kosovës.

“Dhe në orët më të errëta, Amerika qëndroi me ne. Ishin ushtarët amerikanë, përkrah aleatëve tanë të NATO-s, që erdhën në Kosovë dhe e shndërruan dëshpërimin në shpresë, frikën në siguri dhe pushtimin në liri”.

“Dhe kjo është trashëgimia e ushtarit amerikan për vendin tonë. Kjo është trashëgimia e ShBA-së, një dritë shprese dhe lirie në kohërat më të errëta”, u shpreh e para e shtetit.

Osmani theksoi se pavarësisht sfidave dhe kompleksitetit të rrugëtimit, orientimi strategjik i Kosovës mbetet i pandryshuar.

“Ne nuk do të heqim asnjëherë dorë nga rruga jonë drejt BE-së dhe NATO-s dhe organizatave tjera ndërkombëtare. NATO është fati ynë”.

Në fund të mesazhit të saj, presidentja dha edhe një urim solemn për institucionet e sigurisë dhe shtetin.

“Zoti e bekoftë ushtrinë tonë, Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës”, përfundoi presidentja Osmani.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports