Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Gjykata Speciale ka marrë një tjetër vendim lidhur me masat e sigurisë ndaj disa prej të akuzuarve në rastin e njohur si “Thaçi dhe të..

1 minute

Read Time

Gjykata Speciale ka marrë një tjetër vendim lidhur me masat e sigurisë ndaj disa prej të akuzuarve në rastin e njohur si “Thaçi dhe të tjerët”.

Trupi Gjykues ka vendosur vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Vendimi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të kësaj gjykate.

Sipas njoftimit, gjykata ka vlerësuar se ende ekzistojnë rrethana që justifikojnë masën e paraburgimit, duke theksuar rrezikun e mundshëm për ecurinë e procesit gjyqësor.

“Në rastin në fjalë trupi gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund ta pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera”.

Ndërkohë, vendimi i fundit për rishikimin e paraburgimit të ish-presidentit Hashim Thaçi është marrë në dhjetor të vitit 2025, ndërsa rishikimi i radhës pritet të bëhet në muajin shkurt.

About the Author