Aksident i rëndë në Slloveni, humb jetën 28-vjeçari nga Kosova në aksident trafiku

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur në Slloveni i ka marrë jetën një të riu nga Kosova. Viktima është 28-vjeçari Leun Kastrati, nga fshati..

1 minute

Read Time

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur në Slloveni i ka marrë jetën një të riu nga Kosova. Viktima është 28-vjeçari Leun Kastrati, nga fshati Turjakë i komunës së Malishevës.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga faqja e fshatit Turjakë, ku janë shprehur ngushëllime për familjen Kastrati, ndërsa është bërë e ditur se informacionet për ceremoninë e varrimit do të publikohen më vonë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në autostradën A1, në segmentin ndërmjet Lubjanës dhe Mariborit, afër zonës së Slovenska Bistricës. Një autocisternë e ngarkuar me karburant ka humbur kontrollin, është përplasur me barrierën ndarëse dhe më pas është përmbysur në kahun e kundërt të autostradës, ku është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e aksidentit, përveç viktimës nga Kosova, dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Në aksident është përfshirë edhe një furgon, i cili është goditur pas përmbysjes së autocisternës.

Sipas policisë sllovene, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërsa shoferi i autocisternës ishte duke udhëtuar në drejtim të Mariborit. Shkaqet e sakta të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura dhe autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports