Ndryshimet klimatike rrezikojnë prodhimin bujqësor dhe blegtoral

Ndryshimet klimatike po krijojnë sfida serioze për bujqësinë dhe blegtorinë, duke ndikuar në uljen e rendimentit, cilësisë së bimëve foragjere dhe prodhimit të qumështit, si dhe duke rritur rrezikun e sëmundjeve.

Këto problematika u diskutuan në konferencën “Biosiguria, ndryshimet klimatike dhe perspektiva e zhvillimit të sektorit të qumështit”, të organizuar nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit në bashkëpunim me AgroDev.

Profesori Nazmi Hasanaj tha se rritja e temperaturave shkakton stres termik te bimët, duke çrregulluar proceset metabolike dhe duke ulur prodhimtarinë. Sipas tij, në kushte ekstreme, disa kultura bujqësore mund të pësojnë edhe sterilitet të plotë.

Ndikimi i temperaturave të larta po reflektohet edhe në blegtori. Eksperti nga Shqipëria, Petrit Dobi, theksoi se nxehtësia e madhe ndikon negativisht në prodhimin e qumështit, riprodhimin dhe shëndetin e kafshëve. Ai rekomandon masa teknike në stalla, ajrosje më të mirë dhe përzgjedhje të racave më rezistente.

Dobi sugjeroi gjithashtu orientimin drejt kulturave foragjere më të qëndrueshme ndaj nxehtësisë, si jonxha, si dhe përdorimin e teknologjive digjitale dhe menaxhimin më efikas të ushqimit të kafshëve.

Profesori Kurtesh Sherifi paralajmëroi se ndryshimet klimatike po ndikojnë edhe në shtimin e sëmundjeve dhe shfaqjen e insekteve të reja, duke theksuar nevojën për rritjen e masave të biosigurisë dhe kontrollit në ferma.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Naser Bajraktari, konfirmoi se ndryshimet klimatike tashmë kanë ndikuar negativisht në prodhimtari, duke bërë të ditur se janë duke u realizuar trajnime për fermerët.

Ndërkohë, ministri në detyrë i Bujqësisë, Imri Demelezi, tha se po ndërmerren masa mbështetëse, përfshirë subvencionimin e bimëve mjaltëdhënëse, përdorimin e farave cilësore dhe investime në pajisje për matjen e temperaturës dhe lagështisë në nivel vendi.

Të ngjashme:

Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
  • March 10, 2026

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

Vazhdo lëximin...
ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
  • March 9, 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës