Në ditët e fundit, rrjetet sociale në Kosovë janë përfshirë nga një personazh virtual që ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve. Ky krijim i inteligjencës artificiale është pagëzuar nga njerëzit si “Fantazma e Prishtinës” dhe ka ngjallur kureshtje të madhe për shkak të pamjes së tij të pazakontë.
Personazhi shfaqet me një maskë të bardhë në fytyrë dhe këmbë dhie, duke krijuar kombinime qesharake dhe të papritura që po bëjnë tifozët e rrjeteve sociale të reagojnë me humor dhe habi.
Falë teknologjisë AI, “Fantazma e Prishtinës” po shfaqet në mënyra të ndryshme, shpesh të vendosura virtualisht në komuna dhe lokacione të ndryshme të vendit, duke e bërë prezencën e saj të dukshme dhe të papërshtatshme për t’u kaluar pa u vënë re.
Shumë qytetarë, por edhe figura të njohura publike, kanë filluar të krijojnë postime humoristike, meme dhe montazhe me këtë personazh, duke e kthyer “Fantazmën e Prishtinës” në një trend të ri në rrjetet sociale.









