Ekspozita “Çmimi William Walker 2026” sjell në vëmendje 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut

Me një aktivitet kulturor që ndërthur kujtesën historike me artin bashkëkohor, është shënuar 27-vjetori i masakrës së Reçakut. Me këtë rast është hapur ekspozita tradicionale..

1 minute

Read Time

Me një aktivitet kulturor që ndërthur kujtesën historike me artin bashkëkohor, është shënuar 27-vjetori i masakrës së Reçakut. Me këtë rast është hapur ekspozita tradicionale “Çmimi William Walker 2026”, edicioni i dytë, nën ideimin dhe krijimin e artistes Emine Jetishi.

Masakra e Reçakut përfaqëson një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe vazhdon të mbetet një plagë e hapur në kujtesën kolektive të shoqërisë kosovare.

Më 15 janar 1999, forcat policore serbe, njësitë ushtarake dhe formacionet paramilitare serbe hynë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, ku vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë.

Viktimat u ekzekutuan në rrethana çnjerëzore, duke shkaktuar tronditje të thellë në opinionin vendor dhe atë ndërkombëtar.

Ngjarja mori jehonë botërore pas reagimit të menjëhershëm të shefit të atëhershëm të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker. Pas inspektimit të drejtpërdrejtë të trupave të pajetë të civilëve, ai ngriti alarmin për kryerjen e krimeve të rënda kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Reçaku u shndërrua në simbol të vuajtjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës, duke u bërë një pikë kthese në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për realitetin e luftës dhe një moment kyç që hapi rrugën për zhvillime vendimtare drejt përfundimit të saj.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports