Komuna e Shtimes i jep titullin “Qytetar i Përjetshëm” ambasadorit William Walker

Me rastin e shënimit të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, Kuvendi i Komunës së Shtimes ka marrë një vendim simbolik dhe historik në nderim të..

1 minute

Read Time

Me rastin e shënimit të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, Kuvendi i Komunës së Shtimes ka marrë një vendim simbolik dhe historik në nderim të rolit të Ambasadorit William Walker. Në një mbledhje përkujtimore të mbajtur sot, atij i është ndarë titulli ceremonial “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”.

Sipas njoftimit të Komunës, ky vlerësim i jepet Walkerit për kontributin e tij vendimtar në zbardhjen e së vërtetës rreth Masakrës së Reçakut më 15 janar 1999, si dhe për lidhjen e tij të vazhdueshme dhe të thellë me qytetin e Shtimes dhe banorët e tij.

Gjatë ceremonisë solemne, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Rrahman Jakupi, theksoi se ky akt përfaqëson një mirënjohje institucionale dhe respekt të përhershëm për rolin e Ambasadorit Walker në faktorizimin e krimeve të kryera në Reçak dhe në informimin e opinionit ndërkombëtar.

“Ambasadori Walker është pjesë e historisë sonë dhe e së vërtetës sonë. Sot, Komuna e Shtimes ia hap përjetësisht dyert dhe zemrën si qytetar i këtyre njerëzve, si dëshmitar i së vërtetës dhe si mik i pandarë i Reçakut”, u shpreh Jakupi.

Titulli “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes” përbën nderimin më të lartë ceremonial që jep Komuna dhe u dedikohet personaliteteve me ndikim të jashtëzakonshëm historik, moral dhe njerëzor për komunitetin.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports