Në vitin 2025 rreth 2 mijë raste me kancer, rritje te moshat 30-50 vjeç

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishti ka bërë të ditur se numri i rasteve të reja me sëmundje malinje ka mbetur i njëjtë me vitin paraprak, rreth 2 mijë e 100 pacientë, çka sipas tij përbën një shenjë pozitive.

Ai tha për EO tha se shqetësuese mbetet rritja e rasteve te moshat 30–50 vjeç.

“Ka qenë një vit me plot sfida, një vit të cilin Klinika e Onkologjisë e ka përmbyllur me sukses, me trajtime adekuate për pacientët të cilët kanë pasur nevojë për këto shërbime. Një vit ku kemi futur një aparaturë të re në funksion në shërbimin e radioterapisë, që në masë të madhe do ta lehtësojë punën e stafit dhe do të rrisë sigurinë në trajtimin e pacientëve me rrezatim. Kjo shënon një kthesë të madhe në Klinikën e Onkologjisë dhe në të njëjtën kohë gjatë vitit 2025 kemi aktivizuar kartelën elektronike për pacientët, që në masë të konsiderueshme lehtëson punën e pacientëve të cilët trajtohen dhe marrin shërbime në klinikën tonë. Meqenëse sëmundjet malinje janë në rritje në çdo vend, Kosova në këtë vit sëmundjet malinje e gjen me numër të njëjtë me vitin paraprak. Deri në fund të vitit ne do të regjistrojmë dhe do të identifikojmë pacientët të cilët për herë të parë kanë hyrë në klinikën tonë, janë një numër gati dy mijë e 100, që është numri i njëjtë me vitin 2024 dhe kjo është një shenjë e mirë që të mos kemi një numër më të lartë. Shpresojmë që viteve në vazhdim ky numër të mbetet së paku kaq ose të ulet, që ta kemi më të lehtë përballimin e këtij fluksi të pacientëve dhe t’i trajtojmë në mënyrë korrekte”, ka deklaruar Kurtishi.

Drejtori i Onkologjisë theksonise incidenca e sëmundjeve malinje te personat nën 50 vjeç është në rritje, ndërsa rastet te moshat mbi 60 vjeç po shënojnë rënie të lehtë. Ai nënvizon se Klinika e Onkologjisë mbetet institucioni i vetëm publik që trajton shumicën dërrmuese të këtyre rasteve dhe se investimet e fundit e kanë bërë atë konkurruese me vendet e rajonit, duke theksuar se  Klinika trajton çdo ditë qindra pacientë, ndërsa gjatë javëve të ngarkuara ofron shërbime për mbi 900 pacientë.

  • Të ngjashme:

    Onkologët paralajmërojnë për ngarkesë në sistemin shëndetësor dhe specialistë të papunësuar
    • March 10, 2026

    Shoqata e Onkologëve të Kosovës ka ngritur shqetësime lidhur me gjendjen e shërbimeve onkologjike në vend, duke theksuar se sistemi shëndetësor po përballet me sfida serioze përballë rritjes së vazhdueshme…

    Vazhdo lëximin...
    Studimi i ri sfidon teorinë tradicionale për Alzheimerin
    • March 9, 2026

    Për shumë vite është menduar se sëmundja e Alzheimerit fillon drejtpërdrejt në tru, por kërkimet e fundit po hedhin dyshime mbi këtë teori. Një studim i ri sugjeron se procesi…

    Vazhdo lëximin...

    Ke humbur:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    • March 10, 2026
    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    • March 10, 2026
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës