IKSHPK këshillon qytetarët të vaksinohen kundër gripit sezonal

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka paralajmëruar qytetarët për një rritje të dukshme të rasteve me grip dhe infeksione respiratore dhe ka nxitur masat parandaluese..

1 minute

Read Time

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka paralajmëruar qytetarët për një rritje të dukshme të rasteve me grip dhe infeksione respiratore dhe ka nxitur masat parandaluese për të mbrojtur shëndetin publik.

Përmes një njoftimi, IKSHPK thekson se vaksinimi mbetet mënyra më e efektshme për të parandaluar gripin sezonal dhe komplikimet e mundshme të tij. “Vaksinimi ndihmon në uljen e rrezikut të formave të rënda të sëmundjes, si dhe në mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara, përfshirë të moshuarit, fëmijët, personat me sëmundje kronike, si dhe të gjithë personat nga mosha 6 muaj e lart që dëshirojnë të mbrohen nga gripi dhe komplikimet e tij”, thuhet në njoftim.

IKSHPK fton qytetarët që së bashku me familjarët të vizitojnë qendrat e mjekësisë familjare për të marrë vaksinën, duke theksuar se parandalimi mbetet hapi më i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports