Ish-atleti i njohur sovjetik Anatoliy Bondarchuk, kampion olimpik i hedhjes së çekiçit dhe më pas trajner i respektuar, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, njofton Federata Evropiane e Atletikës.
Bondarchuk shkëlqeu në pistën olimpike duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Munihut në vitin 1972, ndërsa katër vite më vonë u shpall fitues i medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike të Montrealit.
Në nivel evropian, ai siguroi medaljen e artë në vitin 1969 në Athinë dhe gjatë atij viti vendosi një rekord botëror me një hedhje prej 75.48 metrash, duke u bërë atlet i parë që kaloi shifrën prej 75 metrash në hedhjen e çekiçit.








