Turqia i dhuron Shqipërisë një avion Airbus A319

Si pjesë e bashkëpunimit dypalësh dhe për të forcuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike, Turkish Airlines ka vendosur të transferojë pronësinë e një avioni Airbus A319‑115J..

1 minute

Read Time

Si pjesë e bashkëpunimit dypalësh dhe për të forcuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike, Turkish Airlines ka vendosur të transferojë pronësinë e një avioni Airbus A319‑115J tek qeveria shqiptare. Avioni, i vlerësuar në 11.9 milionë dollarë dhe konfiguruar sipas kërkesave të qeverisë, do t’i dorëzohet Shqipërisë pa asnjë detyrim financiar.

Sipas marrëveshjes së publikuar në Gazetën Zyrtare, aeroplani i regjistruar TC-GVC me numër serik 1002, i prodhuar në shkurt të vitit 2000, mbetet i certifikuar për operacione fluturimi. Marrëveshja thekson se donacioni synon të forcojë marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë midis Turqisë dhe Shqipërisë, duke u bazuar në Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 1992.

Turqia do të mbulojë gjithashtu kostot e transferimit, duke siguruar që dorëzimi i avionit të kryhet pa asnjë barrë financiare për Shqipërinë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin teknik dhe mbrojtës midis dy vendeve.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports