Aksident tragjik në Fushë Kosovë, ndërron jetë 85-vjeçari

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 00:50 në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë, ku një person i moshës 85 vjeç humbi..

1 minute

Read Time

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 00:50 në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë, ku një person i moshës 85 vjeç humbi jetën pasi u godit nga një veturë.

Viktima, Isuf Obrazhda, u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të lëndimeve të rënda. Megjithatë, rreth orës 06:00 të mëngjesit, stafi mjekësor konfirmoi vdekjen e tij.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës iu dorëzua familjarëve, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente si aksident komunikacioni me fatalitet. Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Ceremonia e varrimit të 85-vjeçarit do të mbahet më 26 dhjetor, duke filluar nga ora 12:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports